Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi

Kronika November 27, 2023 - 16:10

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka thënë se një shtetas kosovar është arrestuar sot nga autoritetet serbe në kufirin Kroaci-Serbi.

Ai ka thënë se kjo është vazhdimësi e arrestimeve pa arsye e shqiptarëve nga Serbia, shkruan Zeri.info.

Smakiqi thotë se familjarët e të arrestuarit pretendojnë se autoritetet serbe vepruan kështu pasi i gjetën kartën e veteranit të babait të tij që ishte pjesëtar i UÇK-së.

“Sipas famlijarëve te Kushtrim Bytyqit ai ishte arrestuar pse i kishin gjetur karten e veteranit te babait te tij si pjestar i UÇK-se po ashtu i jane sekuestruar sende persnale dhe te hollat ne kuluten e tij.

Familja Bytyqi eshte ne ankth pasiqe perveç njoftimit ne momentin e ndalimit nuk ka asnje konkatk se ku po mbahet djali i tyre Kushtrim Bytyqi”, shkroi ai në Facebook.

Avokati Smakiqi kërkoi nga Ministria e Jashtme e Kosovës që përmes rrygëve diplomatike të merren masa dhe të kuptojnë më shumë informacione rreth gjendjes të arrestuarit. /Zëri