Të shtëna me armë në një lokal në Vitomericë të Pejës, plagoset një person
Foto: Zëri / Ilustrim

Të shtëna me armë në një lokal në Vitomericë të Pejës, plagoset një person

Kronika November 27, 2023 - 14:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, është informuar se në rrugën “Alia Izetbegoviq ” në fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoi dhe arrestoji të dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga i dyshuari: R.K. i lindur me 1989 mashkull/kosovar.

Pas intervistimit të dyshuarit nga ana e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti është ndaluar për 48- orë.