Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Foto: Zëri / Ilustrim

Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Kronika November 27, 2023 - 10:15

Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Rasti ka ndodhur ditën e diel.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën kosovare, ndaj të njëjtës kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike si dhe ia kishte dëmtuar telefonin e saj. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.