Shpërthim në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje
Foto: Laura Hasani / Ilustrim

Shpërthim në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje

Kronika November 27, 2023 - 09:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mesnatë ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicën e Veriut.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit ditor.

“Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, vijon njoftimi.

Rasti po vazhdon të hetohet nga policia.