Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Suharekë

Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Suharekë

Kronika November 22, 2023 - 17:23

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në një argjendari në Suharekë, ku për pasojë, hajnat kanë plagosur një pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Zëdhnësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Zeri.info, se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 15:45 është marre informate se në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër . Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës sapo janë informuar menjëherë kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 minuta kemi marr informatën se vetura e dyshimtë është një veture e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi. /Zëri