Publikohen pamje të reja të plaçkitjes në Suharekë ku mbeti i plagosur një polic [video]

Publikohen pamje të reja të plaçkitjes në Suharekë ku mbeti i plagosur një polic [video]

Kronika November 22, 2023 - 16:58

Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitje së armatosur që ka ndodhur në një dyqan në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për Zërin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb”, ka thënë Gashi.

Image

Ai tutje ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e zyrtarit policor është jashtë rrezikut për jetën.

“Zyrtari policor është duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi, derisa ka shtuar se lidhur me rastin janë identifikuar katër persona të dyshuar.

Zeri.info dhe shumë media kanë publikuar pamje të shumta të momentit të vjedhjes dhe konfrontimit të hajnave me policët. /Zëri

Më poshtë mund t’i shikoni disa video: