Grabitje si nëpër filma, hajnat plagosin një polic në Suharekë [video]

Grabitje si nëpër filma, hajnat plagosin një polic në Suharekë [video]

Kronika November 22, 2023 - 16:47

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur pas një grabitje me armë në një argjendari në qytetin e Suharekës.

4 persona të dyshuar kanë grabitur me armë një argjendari si dhe kanë shkëmbyer të shtëna me armë me Policinë e Kosovës.

Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 15:45 është marre informate se në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër . Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës sapo janë informuar menjëherë kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 minuta kemi marr informatën se vetura e dyshimtë është një veture e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

Zeri.info ka siguruar pamjet nga grabitja si dhe të shtëna me armë mes hajnave dhe Policisë.