Vetura godet për vdekje një kosovar në Zvicër

Vetura godet për vdekje një kosovar në Zvicër

Kronika November 22, 2023 - 15:24

Një person ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë dje në Horgen të Zvicrës.

Sipas mediumit zviceran “Blick”, viktima është një 83-vjeçar me prejardhje nga Kosova, teksa rrethanat se si ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta.

Në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e të moshuarit.

Fotot tregojnë një tendë që ishte vendosur përballë transportuesit.

Policia kantonale bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte një 51-vjeçar, i cili po lëvizte në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit. Përplasja ka ndodhur në Mühlebachstrasse, teksa këmbësori po kalonte rrugën.

Ecuria e saktë e aksidentit tani po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publike. /sinjali