Arrestohet një nga të dyshuarit për hedhje të granatës në Prizren, ku u plagosën 10 persona

Arrestohet një nga të dyshuarit për hedhje të granatës në Prizren, ku u plagosën 10 persona

Kronika November 22, 2023 - 12:14

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim për sulmin me granatë dore sot në tregun e kafshëve në Prizren.

Prokuroria ka konfirmuar se 10 persona janë lënduar, ku pesë prej tyre janë dërguar në QKUK, transmeton Zeri.info.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona të tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe Policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, njofton Prokuroria. /Zëri