Dërgohen në QKUK pesë nga nëntë të lënduarit në Prizren

Dërgohen në QKUK pesë nga nëntë të lënduarit në Prizren

Kronika November 22, 2023 - 10:45

Pesë nga të lënduarit në tregun e kafshëve në Prizren janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas hedhjes së një granate dore në orët e para të së mërkurës.

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar se katër të tjerët janë liruar për në shtëpi.

“Fillimisht kanë ardhur nëntë persona. Më pas ka ardhur edhe një. Katër prej tyre janë liruar, pesë janë dërguar në QKUK, pasi kanë pasur lëndime që s’trajtohen në Spitalin tonë”, ka thënë Veçgishti.