Policia identifikon tre personat që hodhën granatë dore në Prizren

Policia identifikon tre personat që hodhën granatë dore në Prizren

Kronika November 22, 2023 - 09:45

Nëntë persona janë lënduar sot në Prizren, nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në orën 04:50, ndërsa janë identifikuar tre personat e dyshuar, të cilët janë në kërkim, transmeton Zeri.info.

“Nga informatat e para, dyshohet se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granatë dore. Të gjithë të lënduarit janë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë në kërkim policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. /Zëri