Hidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të lënduar

Hidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të lënduar

Kronika November 22, 2023 - 09:22

Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person e ka gjuajtur një granatë dore, pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me dikë tjetër.

Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia në Prizren.

Ai tha se rasti ka ndodhur para orës 5:00 të mëngjesit dhe bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Bytyqi tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se janë ende duke i kërkuar.

“Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tregtarëve, njëri prej tyre ka hedhur një granatë dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, Policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha Bytyqi. /express

Image