Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një person të kërkuar

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një person të kërkuar

Kronika November 22, 2023 - 09:16

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim për ta identifikuar një person të dyshuar.

Policia po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast “Lëndim trupor”, që ka ndodhur më 06.06.2023, në rrugën "Tirana" në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit 192”, thuhet në kërkesën e Policisë. /Zëri