Fyhen e sulmohen dy persona në Mitrovicën e Veriut

Fyhen e sulmohen dy persona në Mitrovicën e Veriut

Kronika November 22, 2023 - 08:53

Dy persona janë sulmuar të martën pas mesnate në Mitrovicën e Veriut.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, pasi fillimisht kishin fyer e më pas edhe sulmuar fizikisht dy viktimat, meshkuj kosovarë.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e sulmit fizik, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka edhe u është ofruar tretmani mjekësor.

“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri