Gjatë 24 orëve kapen 1 mijë e 226 euro të falsifikuara në Prishtinë
Kronika
November 17, 2023 - 09:06
Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve në Prishtinë janë kapur 1 mijë e 226 euro të falsifikuara.
Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga dy euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.
"Në kryeqytet është raportuar edhe për një rast tjetër të falsifikimit të parave, ku një person ka bërë të ditur se ka pranuar kartëmonedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë e 120 eurove. Policia bëri të ditur se rasti është në procedurë hetimore", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri