Arrestohet 31-vjeçari që dyshohet se vodhi rreth 500 euro në një xhami në Suharekë

Arrestohet 31-vjeçari që dyshohet se vodhi rreth 500 euro në një xhami në Suharekë

Kronika November 16, 2023 - 16:12

Sot është raportuar për një rast “vjedhje e rëndë”, rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Ankuesi i rastit ka raportuar në Polici se persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në adresën e lartpërmendur në Suharekë.

Të njëjtit dyshohej se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500euro.

Për këtë Policia ka arrestuar 31-vjeçarin me inicialet A.T., transmeton Zeri.info.

“Policia i është përgjigjur rastit, hetuesit policor të Stacionit Policor të Suharekës, pas një pune operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast. Te i dyshuari (A. T. 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës) janë gjet edhe dëshmitë, parat e vjedhur në xhami , rreth 500 euro. Mjetet (parat ) e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë”

“Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili do të përcillet në Prokurorin themelore”, ka njoftuar Policia. /Zëri