Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi.
Policia ka publikuar fotografinë e tij, derisa thotë se i dyshuari N.N. kërkohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, që ka ndodhur më 04.07.2023, në Prizren.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmojnë në arrestimin e personit të dyshuar. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni Policinë ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 ose sektorin e hetimeve të stacionit policor në Prizren”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, Policia thotë se të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.