Gjendet i vdekur personi që u raportua i zhdukur në Mitrovicë
Është gjetur pa shenja jete personi i cili rezultonte i humbur para dy ditëve në veri të Mitrovicës.
Policia në raportin ditor ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës, shkruan Zeri.info.
“Lidhur me rastin ‘Person i zhdukur’ është raportuar se më 12.11.2023, rreth orës 08:10, viktima e rastit mashkull kosovar nga një dëshmitar ishte gjetur i shtrirë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar Policia.
Me urdhër të prokurorit, i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, përderisa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. /Zëri