Policia arrin ta ndalojë një furgon me mallra të kontrabanduara që kishte hyrë nga Serbia
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka arritur që dje ta identifikoj dhe ndalojë një furgon me targa serbe në fshatin Muqibabë, që dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Bëhet e ditur se shoferi i këtij automjeti ka tentuar që t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në rrugë malore dhe braktisur automjetin, por që i njëjti më pas është ndaluar nga Policia, raporton Zeri.info.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim:
Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë. /Zëri