Analisti Ylli Hoxha ftohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për “pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”

Analisti Ylli Hoxha ftohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për “pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”

Kronika November 10, 2023 - 18:31

Analisti Ylli Hoxha ka njoftuar se është thirrur nga Gjykata Themelore në Prishtinë si i pandehur për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”.

Ai duhet të paraqitet para trupit gjykuaes më datë 27 nëntor në orën 13:30, raporton Zeri.info.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Hoxha përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se “Ty bertite Zajednica nuk k… Krrkkk ftesa per gjykate”.

Kujtojmë se Hoxha vite më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesë e tubimeve, protestave e demostratave të ndryshme që kundërshtonin marrëveshjet e ndryshme e veçanërisht Asociacionin. /Zëri