Aktakuzë ndaj 7 personave për kultivim bimësh narkotike, shitje marihuane dhe kokaine

Aktakuzë ndaj 7 personave për kultivim bimësh narkotike, shitje marihuane dhe kokaine

Kronika November 10, 2023 - 15:55

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj 7 personave të pandehur (G.J., E.M., Z.M., E.J., F.D., A.J. dhe G.Z.,) për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabis” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i Shtetit, të pandehurit G.J., E.M., Z.M., E.J. dhe A.J, nga fundit i muajit maj të vitit 2022 e gjer më 29 shtator 2022, duke vepruar si anëtarë të grupit, me qellim të prodhimit të narkotikëve, kultivojnë rreth 100 kilogramë (të gatshme për shitje) narkotikë të llojit marihuanë, kurse ishin duke kultivuar edhe 177 bimë tjera (me gjatësi 3.5 meta), të cilat janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit nga njësitet relevante policore.

I pandehuri, G.J., akuzohet se me datë 28 shtator 2022, me qellim të shitjes ka poseduar rreth gjysme kilogrami kokainë, të ndara në katër qese. Kurse, i pandehuri, Z.M. akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë.

“Të pandehurit F.D. dhe G.Z. akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cila u vihet në barrë”, thuhet në njoftim. /Zëri