Emblema të ushtrisë serbe, shkronja “Z” e mbishkrim të Wagner-it u gjenden në veturë dy serbëve në Leposaviq
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Emblema të ushtrisë serbe, shkronja “Z” e mbishkrim të Wagner-it u gjenden në veturë dy serbëve në Leposaviq

Kronika November 01, 2023 - 10:00

Boks hekuri, emblema të ushtrisë serbe, shkronja “Z” e mbishkrim të grupit Wagner u janë gjetur në veturë dy serbëve në Leposaviq.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, thuhet se të njëjtët janë ndaluar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur mjetet e lartcekura.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, shtetas i Serbisë duke drejtuar automjetin e tij ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar është vërejtur një maicë me mbishkrim të shkronjës ’Z’, ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit Wagner”, thuhet në raport.

Ky rast është cilësuar nga policia si “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 31 tetorit.