Armë, municion e pajisje tjera ushtarake, ja çfarë gjeti Policia sot në veri [foto]

Armë, municion e pajisje tjera ushtarake, ja çfarë gjeti Policia sot në veri [foto]

Kronika October 14, 2023 - 15:15

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit, ku jane gjetur armë, munision, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtara

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK), kanë njoftuar se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, respektivisht njësitet relevante, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.

Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

“Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

• 87 copë eksploziv të tipit TM 100

• 3 granata hedhës dore (zola)

• 1 armë automatike AK-47

• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

• 14 karikatorë

• Municion të kalibrave të ndryshëm

• 63 detonatorë elektrik

• 23 detonatorë mekanik

• 1 orë për aktivizim

• 1 granatë dore M79

• 3 tuba fitila ndezës

• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj. /Zëri