Abri e Epërme: U largua nga shtëpia ditë më parë, gjendet pa shenja jete një person në një bunar
Foto: Zëri / Ilustrim

Abri e Epërme: U largua nga shtëpia ditë më parë, gjendet pa shenja jete një person në një bunar

Kronika October 03, 2023 - 08:24

Një person, i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jetë në një pus (bunar) në pyllin e fshatit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti bëhet i ditur se ka ndodhur të hënën, rreth orës 19:40 në fshatin Abri e Epërme në Drenas.

Tutje, në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.