Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet se u vra një 19-vjeçar nga Kosova në kufirin Serbi – Kroaci [foto]
Një i ri nga Kosova dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur, pasi një grup emigrantësh nga Afganistani i kanë sulmuar afër pikës kufitare Serbi – Kroaci, që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi.
Viktima dyshohet se është një 19-vjeçar nga Kosova dhe polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”.
Ndërkohë mediat lokale atje kanë publikuar edhe fotografi ku shihet një trup i shtrirë i gjakosur dhe mendohet të jetë i 19-vjeçarit nga Kosova, transmeton Zeri.info.
Burri që arriti të arratisej dhe i shpëtoi policit u transferua në stacionin policor në Shid, ku njohu një nga sulmuesit.
Siç raportohet, policia është në kërkim intensiv të një emigranti nga Afganistani. /Zëri