
Shkatërrohet grupi kriminal i vrasësve me pagesë në Shqipëri, nga 15 të arrestuar mes tyre një grua
Kronika
September 28, 2023 - 01:29
Një megaoperacion i Policisë së Shtetit ka shkatërruar një grup kriminal që kryenin vrasje me pagesë.
Bëhet e ditur se në total janë arrestuar 15 persona në qytete të ndryshme dhe janë zbuluar 6 vrasje.
Veç vrasjeve janë zbuluar edhe 5 raste të vënies së tritolit, plagosje dhe tentativa vrasjesh.
Arrestimet janë kryer pas bashkëpunimit të një të arrestuari nga policia e Lushnjës i cili akuzohej për një grabitje në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe një grua e dyshuar si e përfshirë në ngjarje të rëndë kriminale.
Operacioni është në vijim ndërsa pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar për operacionin. /tch