Policia konfiskoi armë në disa shtëpi në Banjskë

Policia konfiskoi armë në disa shtëpi në Banjskë

Kronika September 27, 2023 - 09:17

Policia e Kosovës të martën ka kryer kontrolle në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku edhe ka sekuestruar armë në disa shtëpi.

Sipas raportit të Policisë, gjatë disa kontrolleve në fshat, në disa shtëpi pronarët kanë lajmëruar se posedojnë edhe armë, të cilat më pas janë konfiskuar, transmeton Zeri.info.

Më poshtë rastet, sipas raportit të Policisë:

Armëmbajtje pa leje

Fsh. Banjskë, Zveçan, 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan, 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë, për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit, arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan, 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” pa municion. Me vendim të prokurorit, arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan, 26.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë, për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit, arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.