Parulla të urrejtjes në Zveçan, Policia nis hetimet

Parulla të urrejtjes në Zveçan, Policia nis hetimet

Kronika September 22, 2023 - 09:31

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se gjatë patrullimit janë vërejtur disa parulla me motive nxitëse të urrejtjes në Zveçan.

Tutje, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ende është i panjohur, ndërsa për këtë çështje është hapur tashmë hetim.

“Zveçan, 21.09.2023 – 12:05. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbi shkrime me motive të nxitjes së urrejtjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime", thuhet në raportin e Policisë.