Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një polici në Shqipëri

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një polici në Shqipëri

Kronika September 21, 2023 - 21:59

Policia ka vënë në pranga pas 24 orësh autorin që plagosur me armë zjarri një efektiv të “Shqiponjave” në detyrë.

Bëhet e ditur se 42-vjeçari Klered Bozhanaj është lokalizuar mbrëmjen e së enjtes ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit me të cilën ai qëlloi në drejtim të punonjësit të policisë, Edlir Alleshi.

Kujtojmë se pas ngjarjes, policia kreu mbi dhjetëra kontrolle në qytete të ndryshme të vendit, shkruan A2news.

Kontrollet u ushtruan në Elbasan, Durrës por edhe Vlorë nga ka origjinën Bozhanaj, ndërsa në Tiranë hetuesit morën në pyetje dëshmitarë në afërsi të zonës ku ndodhi plagosja.

41-vjeçari ndiqej nga dy efektivë të patrullës Shqiponja, të cilët kishin marrë informacione se në afërsi të bllokut të pallateve në një lulishte shpërndahej lëndë narkotike.

Efektivët që lëviznin me motor, pasi kanë parë Bozhanajn i kanë bërë shenjë të ndalojë, por ai nuk i është përgjigjur dhe larguar me vrap deri në afërsi të hyrjes së pallatit aty ku 41-vjeçari qëlloi me armë dhe plagosi Alleshin.

Për ngjarjen e rëndë policia ofroi dhe 20 mijë euro për këdo që do të jepte informacion për të dyshuarin.