Sulm fizik ndaj punëtorit të kompanisë “Pastrimi”
Kronika
September 20, 2023 - 20:51
Kompania “Pastrimi”, gjegjësisht Njësia Operuese në Prishtinë, ka njoftuar se një nga punëtorët e saj është sulmuar fizikisht nga banorët e fshatit Bardhosh të Prishtinës.
Për pasojë, kompania ka thënë se shërbimi i largimit të mbeturinave tek një pjesë e kësaj lagjeje e përcaktuar për ditën e sotme nuk është kryer.
Përmes një njoftimi në Facebook, “Pastrimi” bën të ditur se sulmi është lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe ndaj të njëjtit person është hapur rast.
Poashtu kompania njofton se përveç sulmit të sotëm, punëtorët e terrenit shpeshherë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë sonë.