Arrestohet një ish-zyrtar i Gjendjes Civile në Ferizaj, lëshoi dokumente për një turk pa i plotësuar kriteret e shtetësisë

Arrestohet një ish-zyrtar i Gjendjes Civile në Ferizaj, lëshoi dokumente për një turk pa i plotësuar kriteret e shtetësisë

Kronika September 20, 2023 - 15:55

Policia në Ferizaj ka arrestuar sot një ish-zyrtar të Gjendjes Civile në Ferizaj.

Sipas Policisë, i dyshuari B.Xh., derisa ishte në atë pozitë (deri në vitin 2019 - si ofiqar), ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim dhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“I dyshuari me veprimin e tij dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar’. I njëjti, sot më 20.09.2023, është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të lëshuar nga prokurori, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftim. /Zëri