Sekuestrohen 30 vetura të pazhdoganuara në Rahovec dhe Malishevë

Sekuestrohen 30 vetura të pazhdoganuara në Rahovec dhe Malishevë

Kronika September 20, 2023 - 11:48

Njësitë Antikontrabandë të Doganës të Kosovës kanë kryer kontrolle nëpër territorin e vendit për të parandaluar veprimtarinë e kontrabandës.

Gjatë një operacioni janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme, me pika thelbësore në Xërxë të Rahovecit dhe dy në Carallukë të Malishevës, ku janë sekuestruar 30 vetura të pazhdoganuara, transmeton Zeri.info.

“Njësitë e Doganës së Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur autopjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë të zhdoganuara. Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pazhdoganuara, si dhe pjesë të automjeteve të paligjshme në këto tri lokacione. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve”.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe IOS, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime të tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image

Image

Image

Image