Vdes një fëmijë në QKUK, dyshohet se ishte rrëzuar para disa ditësh

Vdes një fëmijë në QKUK, dyshohet se ishte rrëzuar para disa ditësh

Kronika September 20, 2023 - 09:04

Një vdekje e dyshimtë e një fëmije është duke u hetuar nga Policia.

Rastin ka ndodhur në QKUK, ku një fëmijë nga fshati Strovc i Vushtrrisë ka vdekur të martën.

Sipas Policisë, ai ishte shtrirë në QKUK nga 12 tetori dhe dyshohet se ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në Polici, transmeton Zeri.info.

“Nga QKUK-ja jemi njoftuar se në Intensiven Qendrore kishte ndërruar jetë një fëmijë i gjinisë mashkullore, i cili kishte qenë i shtrirë nga data 12.09.2023. Dyshohet se viktima e lartcekur më herët ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në Polici. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri