Plagosen dy persona në Rahovec, të dyshuarit dorëzohen në Polici
Foto:Ilustrim

Plagosen dy persona në Rahovec, të dyshuarit dorëzohen në Polici

Kronika September 20, 2023 - 08:58

Dy persona janë plagosur të martën në Rahovec.

Dyshohet se rasti ka ndodhur pas një fjalosjeje me dy persona të dyshuar, të cilët janë vetëdorëzuar në stacionin policor në Rahovec, transmeton Zeri.info.

Më poshtë raporti i plotë i Policisë në lidhje me rastin:

Rahovec, 19.09.2023 - 16:45. Nga QKMF Rahovec është dhënë informata se dy persona të gjinisë mashkullore kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve trupore nga arma e zjarrit. Të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku njëri është prej tyre është përcjellë për në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori kujdestar, ku kanë hasur në disa gëzhoja të armës së zjarrit, dy telefona të dorës, si dhe kanë vërejtur njolla gjaku. Në stacionin policor janë paraqitur dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë të përfshirë në rast. Njëri i dyshuar ka deklaruar se pas një fjalosjeje me viktimat e kishte përdorur armën.

Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy pistoleta, njëra dyshohet se është përdorur në rast, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pushkë M-48, 31-copë fishekë të kal. 7.62 mm,19 copë fishekë të kal. 9 mm dhe 132 copë fishekë të kal. 12 mm. Për të gjitha armët e lartcekura i dyshuari posedonte leje. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.