Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Prishtinë

Kronika September 20, 2023 - 08:42

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një femër.

Sipas Policisë, viktima është femër e mitur, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri