Prokuroria me detaje për aksionin me 10 të arrestuar, dëmtuan katër banka në vlerë mbi 400 mbi euro

Prokuroria me detaje për aksionin me 10 të arrestuar, dëmtuan katër banka në vlerë mbi 400 mbi euro

Kronika September 19, 2023 - 11:38

Pas policisë, edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me aksionin në shtatë qytete të Kosovës, ku janë arrestuar 10 persona të dyshuar për veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike" dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit”.

Ata dyshohet se kanë dëmtuar katër banka në vlerë mbi 400 mijë euro, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me këtë aksion, me vendim të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura, e në të cilin rast aktualisht janë të dëmtuar katër (4) institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400.000 € (katërqind mijë euro)”, thotë Prokuroria.

Po ashtu, nga ky aksion i realizuar janë sekuestruar prova të ndryshme, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, si dhe dobi pasurore e përfituar nga veprat penale të lartcekura. /Zëri