Krimet Kibernetike të Policisë, aksion në disa rajone të Kosovës
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike e Policisë së Kosovës është duke realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të ndryshme në disa rajone të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për RTKlive se operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës”, tha ai.
Kelani tha se operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
“Pas përfundimit të operacionit, pritet të bëhen të ditura detajet”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.