Rrokulliset me traktor, vdes një person në Suharekë

Rrokulliset me traktor, vdes një person në Suharekë

Kronika September 19, 2023 - 09:05

Një person ka vdekur të hënën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas Policisë, viktima kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime.

“Lidhur me rastin viktima është dërguar në Emergjencë në Suharekë, ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri