Lufta kundër kontrabandës, u konfiskuan mallra në vlerë 9.4 milionë euro

Lufta kundër kontrabandës, u konfiskuan mallra në vlerë 9.4 milionë euro

Kronika September 18, 2023 - 21:33

Në tregun kosovar edhe gjatë këtij viti është hasur në sasi të mëdha të produkteve ushqimore, barnave e gjësendeve tjera, të cilat kanë hyrë ilegalisht në vend. Një pjesë e është nga Serbia, Shqipëria por edhe vende tjera. Nga Dogana e Kosovës kanë thënë se mallrat e sekuestruara këtë vit kapin vlerën e 9.4 milionë eurove.

Produkte të shumta ushqimore, armë e gjësende të tjera janë futur gjatë këtij viti ilegalisht në Kosovë.

Vetëm gjatë 2023-ës, sipas doganës, mallrat e sekuestruara kapin vlerën e 9.4 milionë eurove, rreth 5 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Por, cilat janë produktet që u kapën gjatë tentim-kontrabandimit?

GRAFIKA-DOGANA E KOSOVËS

Produkte ushqimore

Produkte të bulmetit

Pije joalkoolike

Pemë dhe perime

Raki dhe verë

Pajisje për prodhim të kriptovalutave

Gjatë këtij viti, kontrabandë u bë edhe me armë e barna. Një pjesë e produkteve të kontrabanduara ishin nga Serbia, ndërkaq pati edhe prej tyre që hynë në Kosovë nga Shqipëria.

Njohës të ekonomisë thonë se me ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë, kontrabanda në komunat veriore mund të rritet.

Nga Policia e Kosovës thanë se për këtë vepër penale, gjatë tetë muajve të parë të këtij viti kanë iniciuar 88 raste./rtk