11 të ndaluar nën dyshimin për kryerje të veprave të ndryshme penale gjatë 24 orëve
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ndaluar 11 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale, si dhe është parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një të pandehuri.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të Prokurorisë së Shtetit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një të dyshuar për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu kjo Prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Kurse, Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh.