Dyshohen se vodhën derivatet e ekskavatorëve, arrestohen katër persona
Foto: Laura Hasani

Dyshohen se vodhën derivatet e ekskavatorëve, arrestohen katër persona

Kronika September 18, 2023 - 14:39

Katër persona janë arrestuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pasi dyshohen se kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve të ekskavatorëve që po kryejnë punime në atë zonë.

Rastin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se në mesin e të arrestuarve janë tre të mitur.

“Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje. Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në fshatin Lupç, janë arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për vjedhje. Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë - Podujevë, ku personat e dyshuar nga ekskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë) kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve.

Personat e dyshuar (tre nga ta të mitur), me vendim prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën “Vjedhje”, tha Ahmeti. /Zëri