Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, e zuri varka poshtë

Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, e zuri varka poshtë

Kronika September 18, 2023 - 00:55

Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, e zuri varka poshtë

Një shqiptar ka humbur jetën ditë e sotme në Volos të Greqisë.

Mediat helene raportojnë se 38-vjeçari shqiptar ka qenë duke tërhequr varkën, pas pasojave tragjike që la stuhia “Daniel”.

Sipas mediave ndërsa po e tërhiqet për ta pastruar, varka e ka zënë poshtë shqiptarin, duke i marrë jetën.

Raportohet se 38-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, ishte baba i dy të miturve, përkatësisht 5 dhe 11 vjeç.