Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve, goditën për vdekje dy këmbësorë në Pejë
Foto: Laura Hasani

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve, goditën për vdekje dy këmbësorë në Pejë

Kronika September 17, 2023 - 18:34

Dy këmbësorë u goditën për vdekje të shtunën mbrëma në Ozdrim të Pejës.

Lidhur me rastin është ndaluar një person, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi, tha se ndaj L.E është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

“Nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës pas aksidentit”, tha Nikçi.