Dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Podujëve ku vdiqën dy persona [foto]
Kronika
September 16, 2023 - 22:25
Më herët Policia ka konfirmuar se sonte rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë vdekur dhe një është lënduar, raporton Zeri.info.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet edhe vetura e vetaksidentuar në vendin e ngjarjes.
Më poshtë “Zëri” ju sjell pamjet: