Vdes në QKUK personi që u aksidentua në rrugën Llapnasellë – Graqanicë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua në rrugën Llapnasellë – Graqanicë

Kronika September 16, 2023 - 22:19

Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Llapnasellë – Graqanicë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe në të kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka konfirmuar për “Zeri.info” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se me rastin merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Kujtojmë se edhe dy persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur sonte në Podujevë, duke e quar numrin në tre të vdekur gjatë ditës së sotme si pasojë e aksidenteve. /Zëri