Vdesin dy persona në një aksident në Podujevë

Vdesin dy persona në një aksident në Podujevë

Kronika September 16, 2023 - 22:10

Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një i lënduar nga ky aksident.

“Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut. /Zëri