E sulmoi dhe e zvarriti nga taksi një grua, arrestohet i dyshuari nga Gjakova

E sulmoi dhe e zvarriti nga taksi një grua, arrestohet i dyshuari nga Gjakova

Kronika September 16, 2023 - 09:11

Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar e zvarritur një femër që ndodhej në një taxi në Gjakovë.

Sipas raportit ai pas kësaj viktimën e ka futur në veturë të tij dhe është larguar në drejtim të panjohur, raporton Zeri.info.

“Njësitë policore kanë identifikuar lokacionin dhe viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri