Pëleshje me thika mes dy të miturve në Gjakovë, të dy përfundojnë në spital

Pëleshje me thika mes dy të miturve në Gjakovë, të dy përfundojnë në spital

Kronika September 15, 2023 - 22:59

 

Dy të mitur dyshohet se janë përfshirë në një përleshje me thika në Gjakovë dhe të dy pas përleshjes janë dërguar në Spitalin Rajonal, për shkak të lëndimeve që i kanë marrë.

Lajmin për Klankosova. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar në lidhje me këtë rast.

“Sot rreth orës 11:25 dy persona (meshkuj të mitur) pasi dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK” në Gjakovë, janë dërguar në Spitalin Rajonal për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Është bërë egzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është arrestuar një i dyshuar”, tha tutje Elezaj.