Aktakuzë ndaj personit që planifikonte sulm terroristë ndaj komunitetit LGBTI në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Aktakuzë ndaj personit që planifikonte sulm terroristë ndaj komunitetit LGBTI në Prishtinë

Kronika September 15, 2023 - 16:19

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj të pandehurit B.V., nën dyshimin se ai ka bërë përgatitje për një sulm terrorist me material të rrezikshme e vdekjeprurëse, pra përmes kombinimit të Nitrate de Calcium.

Thuhet se ky sulm ka pasur qëllim të godas pjestarët e komunitetit LGBTI, raporton Zeri.info.

I njëjti është arrestuar me datë 21.02.2023 në pikë kalimin kufitar në Merdarë.

“Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet ndër tjera. /Zëri