Tentim vrasjeje në Prishtinë

Tentim vrasjeje në Prishtinë

Kronika September 15, 2023 - 09:38

Një tentim vrasjeje ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

Sipas Policisë, në këtë rast ka pasur të shtëna me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, nuk raportohet për të lënduar, transmeton Zeri.info.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është nën hetime.